Related items
Showing items related by metadata.
No results found.
Users also downloaded
Showing related downloaded files
No results found.
Year of publication 2015
Pages 62 p.
Author Regional Office for Europe
Publisher FAO ;
Category Technical book
ISBN 978-92-5-008893-8
Edition 1
Synopsis (short abstract) Druri si lëndë djegëse është një prej burimeve më të rëndësishme të energjisë për amvisëritë kosovare. Për të kuptuar sektorin e biomasës drunore në Kosovë, akterë të ndryshëm janë anketuar rreth kërkesës dhe ofertës aktuale dhe resurseve që janë në dispozicion. Anketat ishin pjesë përbërëse e aktiviteteve më të përgjithshme të zbatuara në projektin ‘Mbështetje zbatimit të politikave dhe strategjisë për zhvillimin e pylltarisë në Kosovë’ (GCP/KOS/005/FIN). Projekti synon rritjen e kontributit të sektorit të pylltarisë për ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, gjithnjë duke pasur parasysh kërkesat e shumëfishta të vendosura në resurset pyjore. Kërkesat ndaj resurset pyjore janë që të sjellin përfitime ekonomike, shoqërore, mjedisore, si dhe të kontribuojnë në zbutjen e ndryshimit klimatik. Të dhënat e mbledhura janë përdorur për të vlerësuar kërkesën dhe ofertën për biomasën drunore, përmes shfrytëzimit të modelit WISDOM. WISDOM-i për Kosovë është zbatuar përmes shfrytëzimit të metodologjisë së veçantë të sajuar nga FAO, e cila përshkruhet në këtë raport. Metodologjia WISDOM mundëson harmonizimin dhe grupimin e të gjitha informatave në dispozicion të cilat kanë të bëjnë me kërkesën dhe ofertën për biomasë drunore në nivelin më të mundshëm të ulët administrativ.
Showing items related by metadata.
Showing related downloaded files